Ukraina jep alarmin në të gjitha rajonet: Ushtria ruse po lëshon raketa kudo

Ukraina ka lëshuar alarmin ajror në të gjitha rajonet e vendit, duke i kërkuar njerëzve të shkojnë nëpër strehimore, pasi ushtria ruse po lëshon raketa kudo.
Sipas autoriteteve ukrainase, banorët kanë raportuar për 16 shpërthime në zonën e aeroportit afër Belgorod, teksa nga sulmet kanë humbur jetën 11 ushtarë dhe 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Guvernatori i rajonit, Vyacheslav Gladkov, deklaroi se nga sulmet nuk kishte asnjë civil të vrarë.
“Diçka e tmerrshme ka ndodhur në territorin tonë. Shumë ushtarë janë vrarë ose plagosur, por nuk ka banorë të rajonit të Belgorod mes viktimave“, tha ai.
Kreu i administratës rajonale të Mykolaiv, Vitaly Kim, kërkoi të merret seriozisht alarmi. “Raketat ruse po vijnë, merrni seriozisht alarmin ajror. Qielli është i frikshëm, armiku po lëshon raketa në të gjithë Ukrainën”, shkroi ai në Twitter./ TGCOM
/rtsh.al/