E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zjarri në burgun ku mbahen të burgosurit politikë në Iran, 4 të vdekur dhe 61 të plagosur

Katër të burgosur kanë vdekur dhe 61 të tjerë janë plagosur pas një zjarri të madh në burgun famëkeq “Evin” të Iranit, cili njihet për strehimin e të burgosurve politikë. Pamjet e shpërndara në internet tregojnë burgun në flakë, teksa raportohet se janë dëgjuar edhe të shtëna armësh dhe shpërthime.

Irani është përfshirë prej javësh nga protesta antiqeveritare, por megjithatë nuk dihet ende nëse situata në burg është e lidhur me demonstratat e fundit, edhe pse qindra protestues janë dërguar në “Evin”.

Këto protesta shpërthyen fillimisht muajin e kaluar pas vdekjes së 22-vjeçares kurde iraniane Mahsa Amini në paraburgim nga policia. Zyrtarët thanë se ajo vdiq nga një atak në zemër, por familja e saj e kundërshtoi këtë, duke thënë se ajo ishte rrahur nga policia e moralit./ BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›