Ukraina reagon kundër deklaratës së presidentit rus Medvedev
Një zyrtar i lartë ukrainas iu përgjigj kritikave të presidentit rus Dimitri Medvedev, duke e quajtur politikanin rus peng të formave të vjetra imperialiste të Kremlinit.
Në një deklaratë të bërë sot në faqen e partisë së tij, Vira Ulianshenko, shef personeli i presidentit Viktor Jushçenko,akuzonte Rusinë për ndërhyrje në punët e brendshme të Ukrainës.
Zoti Medvedev kritikoi dje Ukrainën për politika anti-ruse, siç u shpreh ai, dhe tha se do ta shtynte për një kohë të pacaktuar dërgimin e ambasadorit të ri në Kiev.
Mosmarrëveshjet ndodhin vetëm pak muaj para zgjedhjeve presidenciale të Ukrainës./ap