Mjekësi: Kur vetullat ngrihen jo nga habia
Por studimet kanë treguar se rrallë ndodh që qepalla të bjerë si pasojë dëmtimit të nervit. Në rastet kur mosfunksionimi i nervit është shkaku, sëmundja quhet Sindromë e Hornit dhe simptomat janë; bebia e syrit me qepallë të rëne është më e vogël sesa ajo e syrit tjetër.
Nga
vetë emri "ptosis palpebral”, kuptohet se rënia e qepalles është simptoma
kryesore. Ndër shenja të tjera përfshihen; për shembull ka njerëz që kur duan
të shikojnë diçka ngrenë sytë mbi nivelin e objektit dhe kokën e shtyjnë paksa
mbrapa, ose ngrenë një vetull a të dyja; këtë e bëjne për hapur sytë. Shenja të
tjera jane shikimi i pjesshem ose i mjegullt, dhimbje koke ose rëndim mbi
qepalla; kjo vjen vjen nga përpjekja për t'i mbajtur sytë hapur.
Nëse bebia e syrit me qepallë të varur është e zmadhuar, gjendja quhet "hipotropi" dhe e kundërta, kur bebia e syrit me qepallë të rënë është e zvogëluar, quhet "eksotropia"; por pacienti duhet të shkojë menjëherë tek mjeku, sepse të dyja këto simptoma mendohet të jenë pasoja të ndonjë sëmundje vdekjeprurëse.
Kur mjekët ekzaminojnë një pacient me "ptosis palpebral"ata përpiqen të përcaktojnë arsyen e rënies së qepallës për t'u siguruar që pas saj nuk fshihet ndonjë problem më i madh shëndetsor. Në raste të tilla mjekët masin shkallen e të parit dhe pastaj provojnë t'a mbajë lart artificialisht qepallën e pacientit për të kuptuar nëse shikimi mund të përmirësohet duke e ngritur atë me ndërhyrje kirurgjike.
Nëse "ptosis palpebral"është rezultat i ndonjë sëmundjeje të muskulit ose të nervit, në fillim mjekët trajtojnë sëmundjen. Nëse problemi i rënies së qepallës ëeshtë shkaktuar nga ndërprerja e komunikimit midis muskulit dhe nervit, atëherë mund të kryhet ndërhyrje, gjatë së cilës kirurgu, kijon një hapje të vogël mbi qepallë dhe vendos lidhjen midis nervit dhe muskulit, ose mbyll hendekun duke hequr pjesën e dëmtuar. Në këtë rast, qepalla pëson një shkurtim të vogël. Gjatë operimit që zgjat rreth 30 minuta, mjekët përdorin anestezinë.
Sa kohë zgjat "ptosis palpebral”? Kjo varet nga shkaktarët. Për shembull, nëse rënia e qepallës është pasojë e ndonjë operacioni a dëmtimi të mëparshëm në sy, sëmundja mund të kalojë vetëvetiu pa patur nevojë për trajtim mjekësor. Por kur ajo është shkaktuar nga këputja e lidhjes midis nervit dhe muskulit, ndërhyrja kirurgjike është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e problemit.
Rezutatet e shumë
studimeve kanë treguar se çdo rast trajtimi është i veçantë, sepse varet nga
shkaku, shkalla e dëmtimit, vecoritë e muskulit Levator dhe nga mosha e
pacientit. Gjithashtu, syze të pajisura me mjete për të mbajtur lart qepallat,
mund të pëdoren, por vetëm si masë e përkohshme, për të mos kufizuar
hapje-mbylljen e qepallave, që mund të rezultojë në tharjen e syve. //kk//