E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ukraina rrit importet e energjisë pas sulmeve ruse

Infrastruktura energjetike e Ukrainës është përballur me sulme të shtuara me dronë dhe raketa nga Rusia në javët e fundit – ashtu siç ka ndodhur edhe në dimrat e mëparshëm.

Sulmet kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa pjesë të vendit, pa dritë apo ngrohje.

Vendi është kthyer në importimin e më shumë energjisë elektrike muajin e kaluar, sipas kompanisë konsulente ukrainase ExPro.

Në tetor, Ukraina rriti importet e energjisë elektrike në një nivel rekord në vitin 2025 prej 360 megavat orësh.

Në gusht, importet ukrainase ishin 264 MWH dhe në shtator në 140 WH.

ExPro tha se vendi kishte importuar energji kryesisht nga Hungaria dhe Polonia.

Mund të importojë jo më shumë se 2,100 MW në orë nga shtetet e BE-së njëkohësisht, por kreu i rrjetit elektrik të Ukrainës tha sot se po përdorte deri në 50% të këtij kapaciteti.

“Ekziston një mundësi për import dhe është e konsiderueshme”, tha Vitalii Zaichenko në televizionin kombëtar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›