E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukrainë - Drejtësia shpall Stalinin fajtor për gjenocid

Me vendim të gjykatës hetimet kanë marrë fund, për arsye se të akuzuarit kanë vdekur. Sipas një kumtese zyrtare të Shërbimit për Sigurinë, gjatë kohës së urisë së madhe kanë vdekur 3 941 000 ukrainas.

Për vite me radhë, Kievi po kërkon nga OKB-ja që të pranojë urinë e madhe të viteve 1932-33 për gjenocid ndaj popullit ukrainas, por Moska po lufton kundër këtyre planeve.

Autoritetet e Bashkimit Sovjetik në vitin 1932 filluan fushatën e kolektivizimit të detyrueshëm gjatë së cilës bujqve iu mor me dhunë mielli, perimet, gruri dhe kafshët.

Shumë ekspertë mendojnë se veprimi i Moskës bëhej që të thyhej rezistenca ukrainase për pavarësi.                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›