E Diel, 1 Nëntor 2026

Ukrainë, 7 fëmijë nga e njëjta familje vdesin nga zjarri

KIEV- Shtatë nga tetë fëmijët e një familjeje në Ukrainë humbën jetën të mbytur nga zjarri që ra në apartament në jug të vendit, njoftoi sot Ministria e Situatave Emergjente.

"Shtatë fëmijë, pesë djem dhe dy vajza, nga mosha dy deri në 14 vjeç humbën jetën", deklaroi Sviltala Vodolaga, zëdhënëse e zyrës së ministrisë në rajonin Mykolaiv, në jug të vendit.

"Nëna, e cila vuan nga djegiet, është në spital në gjendje të rëndë", shoi ajo.

"Familja e madhe e besimtarëve kishte 10 anëtarë, por vajza e madhe dhe babai nuk ishin në shtëpi në momentin kur ra zjarri", thekson zëdhënësja.

"Tragjedia, për shkak të një qarku të shkurtër, ndodhi në rajonin Mykolaiv, 300 kilometra në jug të Kievit", bëjnë të ditur informacionet paraprake.
(ma.ar/afp/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›