E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takim SHBA-Kore e Veriut për çarmatimin bërthamor

UASHINGTON- Një takim tjetër mes zyrtarëve amerikanë dhe koreano-veriorë është caktuar më 23 shkurt në Pekin si pjesë e bisedimeve për fillimin e negociatave për çarmatimin bërthamor të Koresë së Veriut, njoftoi sot Departamenti amerikan i Shtetit.

"Ky është raundi i tretë i bisedimeve të drejtpërdrejta mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë së Veriut për të filluar procesin e negociatave, tani për tani jokonkrete'', theksoi zëdhënësja e diplomacisë amerikane, Victoria Nuland.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›