E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukrainë: Ish zyrtari pranon pjesmarrjen në vrasjen e gazetarit

Autoritetet ukrainase thanë se një ish-zyrtar i lartë të Ministrisë së Brendshme që u arrestua mbrëmë, pranoi pjesëmarrjen në vrasjen në vitin 2000 të gazetarit Georgi Gongaxe, duke implikuar dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë.

          Georgi Gongaxe
Autoritetet thanë se i dyshuari Oleksi Pukaç që u arrestua mbrëmë në Ukrainën veriore, pranoi fajësinë disa orë më pas.  Pukaç ishte punonjës në sektorin e zbulimit të jashtëm të Ministrisë së Brendëshme të Ukrainës, kur u vra gazetari Gongaxe.

Në një konferencë shtypi sot, zëvendës shefi i shërbimit sekret të Ukrainës, Vasyl Hrytsak, refuzoi të jepte hollësi për pranimin e fajësisë nga Pukaçi dhe të shpallte emrat e personave të tjerë të implikuar.  

Gazetari Gongaxe, kishte ekspozuar korrupsionin në artikujt e tij në internet. Ai u zhduk shtatorin e vitit 2 mijë dhe trupi i tij u gjet dy muaj më vonë në periferi të Kievit.

Autoritetet thonë se mendohet se ai udhëhoqi një grup policësh që e rrëmbyen gazetarin dhe se ai vetë e mbyti atë.  //ii

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›