Turqia gati të rifillojë rolin e ndërmjetësit mes Sirisë dhe Izraelit.
/* Style Definitions */ table.MsoNormalTable {mso-style-name:"Table Normal"; mso-tstyle-rowband-size:0; mso-tstyle-colband-size:0; mso-style-noshow:yes; mso-style-priority:99; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt; mso-para-margin:0in; mso-para-margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:"Calibri","sans-serif"; mso-ascii-font-family:Calibri; mso-ascii-theme-font:minor-latin; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-theme-font:minor-fareast; mso-hansi-font-family:Calibri; mso-hansi-theme-font:minor-latin; mso-bidi-font-family:"Times New Roman"; mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}
Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan thotë se qeveria e tij është gati të rifillojë rolin e ndërmjetësit në bisedimet jo të drejtpërdrejta mes Sirisë dhe Izraelit.
Zoti Erdogan i bëri këto komente sot, para se të nisej për një vizitë në Damask, ku do të takohet me presidentin sirian Bashar al-Assad.
Agjencia siriane e lajmeve SANA tha se në takimin e tyre, të dy udhëheqësit diskutuan nevojën për arritjen e një paqeje të gjerë në Lindjen e Mesme që kërkon "vullet të plotë politik"nga Izraeli.
Turqia ndërmjetësoi 4 raunde bisedimesh jo të drejtpërdrejta mes Sirisë dhe Izraelit vitin e kaluar, por Siria i pezulloi ato dhjetorin e kaluar kur Izraeli filloi një ofensivë në Rripin e Gazës.
Siria ka thënë se do të pranojë një marrëveshje, vetëm në se Izraeli i kthen Lartësitë Golan, që i mori gjatë luftës së vitit 1967. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka thënë se Izraeli nuk do të heqë dorë nga ky territor. //iç//