Ukrainë/ Rusia shënjestron objektet energjitike dhe portet në Odessa, mbi 120 mijë familje pa energji

Rajoni i Odesës në Ukrainën jugore u shënjestrua përsëri sot nga sulmet ruse që dëmtuan infrastrukturën energjetike.
Incidenti u shënua pas sulmeve ukrainase ndaj anijeve cisternë të lidhura me Rusinë në Detin e Zi dhe Mesdhe.
Në javët e fundit, ushtria ruse ka goditur porte, ura dhe termocentrale në këtë rajon të Ukrainës jugore në Detin e Zi. Presidenti rus Vladimir Putin kishte kërcënuar të shtonte sulmet ndaj porteve ukrainase në përgjigje të operacioneve të Kievit.
Footage shows a large-scale fire at the Yuzhny port in Odessa Region following a nighttime strike. pic.twitter.com/TK8Y1oUMJs
— cvetko35 (@cvetko35) December 22, 2025
Sulmet e sotme shënjestruan “infrastrukturën energjetike dhe industriale” , si dhe “një depo që përmbante plehra dhe materiale bujqësore” dhe plagosën një person, sipas guvernatorit rajonal të Odessa-s, Oleg Kiper.
Sipas autoriteteve, sulmet shkaktuan gjithashtu ndërprerje të energjisë elektrike në më shumë se 120,000 familje. Kompania private e energjisë DTEK tha se po punonte “intensivisht” për të rivendosur rrjetin.
#Russie #Ukraine ????????⚡????????
La Russie perturbe l’approvisionnement logistique dans la région d’Odessa. Images récentes d’une frappe aérienne près du port de Ioujny, dans la région d’Odessa. pic.twitter.com/izmQ0SHr9N
— M. X. ???? (@malkoomx00) December 22, 2025
“Armiku nuk ndalet së godituri rajonin e Odessa-s. Rusia po përpiqet të shkatërrojë logjistikën e transportit detar duke nisur sulme sistematike ndaj infrastrukturës energjetike dhe portuale “, tha Ministri i Rindërtimit Oleksiy Kuleba në një postim në Telegram.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Moskën se dëshiron të “mbjellë kaos, të ushtrojë presion mbi popullsinë e Odesës dhe ukrainasit gjatë dimrit”.
Sipas Forcave Ajrore Ukrainase, Rusia nisi 86 mjete ajrore pa pilot (dronë) kundër Ukrainës gjatë natës, 58 prej të cilave u rrëzuan.