Ukrainë, ish-kryeministrja Timoshenko nën hetim

Autoritetet kane filluar hetimet ndaj ish-kryeministres së Ukrainës, Julia Timoshenko, e cila akuzohet për shpërdorim fondesh publike.
Timoshenko, aktualisht liderja kryesore e opozitës, është paralajmëruar të mos largohet nga kryeqyteti i vendit.
Ajo thekson se akuzohet se paratë e akorduara për projekte ambientaliste i ka shpërndarë për fonde për pensionet.Timoshenko, e cila humbi pushtetin në mars, theksoi se hetimi ishte i motivuar politikisht.
“Terrori kundër opozitës vazhdon”, deklaroi Julia Timoshenko në një komunikatë. “Unë sapo mora vesh nga një hetues se një hetim kriminal është hapur ndaj meje, pasi supozohet se paratë për ekologjinë janë drejtuar në pensione”.