E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukrainë, protesta kundër masave ekonomike

Vazhdojnë protestat popullore në Ukrainë në lidhje me krizën ekonomike që po përshkallëzohet çdo ditë e më shumë. Mijëra vetë kanë protestuar në Kiev kundër papunësisë dhe taksave të vëna duke bllokuar kështu kryeqytetin. Ata morën pjesë në demonstratën e kryer përpara ndërtesës së selisë qëndrore të qytetit me qëllim për të marrë mbrapsht paratë e paguara për taksat e shërbimeve komunale. Ndërkohë, njoftohet se ka patur konfrontime fizike ndërmjet protestuesve që kërkonin të hynin me forcë në ndërtesën e Komunës dhe forcave të policies. Komuna ditët e kaluara ka marrë një sërë vendimesh dhe ka kërkuar që ta kthente arsimin parashkollor në arsim me pagesë, ka vënë çmime për shërbimet shëndetësore dhe ka vënë taksa të rënda për shërbimet komunale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›