Ulen kredite me probleme gjate dhjetorit 2012
Kreditë me probleme të sistemit bankar janë ulur në muajin Dhjetor 2012 pas rreth tre vitesh në rritje të vazhdueshme. Sipas të dhënave të publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, kreditë me probleme në fund të Dhjetorit ranë në 22.5%, nga 23% që kishin qënë në Nëntor.
Rezultatet e Dhjetorit shtojnë shpresën për stabilizimin e këtij treguesi kyç të aktivitetit bankar. Duke u mbështetur në rezultatet financiare ende të paaudituara, fitimi i sistemit bankar për vitin 2012 rezulton në vlerën e afro 3.8 miliardë lekëve apo mbi pesë herë më shumë se në vitin 2011.
Statistikat e Dhjetorit megjithatë konfirmuan se rritja e kreditimit për vitin e kaluar ishte e ngadaltë. Portofoli i kredisë u rrit rreth 2% me bazë vjetore, rritja më e ulët në më shumë se një dekadë. Rritja ka ardhur nga kreditimi ibiznesit, ndërsa kreditimi i individëve edhe për vitin 2012 ka rezultuar në rënie.
Sistemi bankar Shqiptar në fund të vitit 2012 është i mirëkapitalizuar, tregues ky që së bashku me ecurinë e mirë të depozitave konfirmojnë se bankat kanë potencialet e nevojshme për të plotësuar nevojat për financim të sektorit privat.