Kapet 29-vjecarja me droge ne veshmbathje

Një 29-vjeçare është kapur teksa fuste bimë narkotike kanabis në burgun e sigurisë së lartë 313, në veshmbathjet e vëllait dhe bashkëshortit të saj, të cilët ndodhen në qeli.
Burimet thanë për “ABC News”, se Laura Sheko, 29 vjeçe, është kapur nga shërbimet e policisë së burgut, teksa fuste teshat e Martin Shekos dhe Arben Shtëmbarit. Martini është arrestuar gjatë një operacioni antidrogë të policisë së Vlorës, ku është sekuestruar edhe një pistoletë. Ndërsa Arben Shtëmbari bashkëshorti, i Laurës, është arrestuar nga policia për trafikimin e kanabisit me gomone nga Vlora drejt Italisë.
Pas konsultimit me prokuororin mësohet se Laura Sheko, është lënë në procedim në gjendje të lirë, ndërsa është sekuestruar një sasi e paktë kanabisi në teshat që i përkitnin Martinit.