Ulen temperaturat, bore ne veri

Temperaturat e ulëta kane mbërthyer serish vendin, duke arritur deri ne minus shtate grade celsius ne Bulqizë. Pas rajonit te Kukesit, dëbora ka zbardhur edhe Korçën e Dibrën. Rrugët nacionale mësohet se janë te kalueshme, por ne disa vende nevojitet përdorimi i zinxhirëve. Ndërkohë, ne Kukës janë izoluar fshatrat e thelle. Edhe ne Korçe mësohet se janë te pakalueshme rrugët për ne Lekas, disa fshatra te Voskopojë, si dhe ne zonën e Velçanit. Sipas sinoptikaneve, temperaturat e ulëta me reshje shiu dhe dëbore do te na shoqërojnë deri ne fund te javës.
Shpërndaje