Munden kampionet e Evropës

Takimi i pare ne San Siro i vlefshme për një te tetat e UEFA Champions League mes Inter dhe Bajernit dhuroi një fund te hidhur për kampionet e Evropës qe vetëm disa muaj me pare kishin fituar këtë titull pikërisht ndaj gjermaneve. Baverezet fituan 1-0 ne minutën e fundit, fale Mario Gomez tepër i shpejte për te kthyer ne gol një gjuajte te Roben te pritur me vështirësi nga portieri Julio Cezar. Një gol i arritur vetëm pas 90 minutave emocionuese plot me raste nga te dy skuadrat respektiove, ndërkohë qe nuk munguan shtyllat dhe traversat te prekur nga Riberi dhe Roben. Inter behet skuadra e trete italiane qe mundet me shtëpi pas Milan dhe Roma, ne takimin e pare te vlefshëm për 1/8 ne Champions. Ndërkohë, ne takimin tjetër, Olimpik i Marsejës nuk arriti te shfrytëzonte faktorin fushe përballë Mançester United, i cili kthehet ne Angli me një barazim tepër te vlefshëm 0-0. Nje rezultat qe favorizon anglezet për te kërkuar kualifikimin ne çerekfinale ne takimin e kthimit.
Shpërndaje