E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prononcimet e plota cthane Tavo dhe Meta per bashkimin ne LSI

Tirane 30 tetor NOA - Deputeti Vangjel Tavo Sot rreth nje muaj nga largimi im nga grupi parlamentar i Partise Socialiste ne pritje te nje pergjigje pozitive nga lidershipi i Partise Socialiste per kerkesat qe i kam bere une dhe shoket e mi socialiste te rrethit te Gjirokastres pergjigje e cila do te ctensiononte situaten ne Partine Socialiste te Gjirokastres dhe do me kthente mua ne grupin parlamentar te Partise Socialiste.

Pergjigje e cila nuk ka ardhur deri ne daten 29 qe kishim vendosur si kusht une per te mbrojtur idete e mia te majta per te mbrojtur interesat e elektoratit tim vendosa qe ti bashkohem grupit parlamentar te Levizjes Socialiste per Integrim ne krah te shokeve te mi te vjeter ne kete parti kryetarit te saj Ilir Meta dhe Luan Rama duke mbrojtur idete e mia te majta dinjitetin dhe integritetin tim si deputet ne Parlamentin shqiptar dhe duke qendruar per gjithe jeten socialist.

Kryetari i LSI Ilir Meta Une dua ti uroj mireseardhjen ne grupin tone parlamentar deputetit te njohur socialist Vangjel Tavo njekohesisht nje koleg i imi por edhe i z.Rama prej gati 20 vitesh ne Partine Socialiste. Dua te siguroj z. Tavo se ne Levizjen Socialiste per Integrim jam jo vetem une me Luanin qe ai na njeh prej 20 vitesh por jane dhe shume te tjere qe ai njeh prej nje kohe te gjate si dhe shume te tjere qe do te kete mundesi te njohe ne te ardhmen dhe do te gjeje te gjitha hapesirat per te vijuar kontributin e tij politik per te perfaqesuar interesat e te gjithe atyre qe kane besuar te idete e tij por edhe te personaliteti i tij jo vetem atyre qe e kane votuar per kater mandate rresht por edhe shume te tjereve ne mbare vendin qe e njohin per shkak angazhimit 20 vjecar ne jeten politike.

Besoj se kontributi i z.Tavo do te jete nje kontribut i shtuar ne vlera ne ide per shkak te eksperiences qe ai ka por edhe grintes politike qe ka treguar vazhdimisht. Ne kete menyre une besoj se ne te gjithe se bashku do te arrijme te mbrojme interesat e te gjithe qytetareve shqiptare qe duan integrimin e vendit dhe njekohesisht vlerat dhe aspiratat e te gjithe atyre socialisteve dhe progresisteve qe kane objektiv kryesor pershpejtimin e integrimit europian te Shqiperise pasi me kete eshte e lidhur jo vetem kontributi i shumices se shoqerise shqiptare per 20 vite por edhe e ardhmja e mbare shoqerise sone dhe e gjithe qytetareve shqiptare. Edhe njehere tjeter e falenderoj z. Tavo per zgjedhjen qe ai ka bere. Jam i bindur qe kjo eshte nje zgjedhje e drejte eshte nje zgjedhje e mirepritur nga ana jone dhe eshte nje zgjedhje qe do te beje te mundur edhe njehere tjeter rritjen e angazhimit te perbashket per te mbrojtur ato vlera ato principe qe na kane bashkuar prej kohesh dhe mbi te gjitha per te cuar perpara integrimin europian te vendit tone.

NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›