Ulet numri i emigrantëve shqiptarë në Greqi që kryejnë krime
Athinë- Në një raport të Drejtorisë së Policisë Greke mbi veprat penale, natyrën e tyre dhe identitet e autorëve, vërehet se në 6-mujorin e parë të vitit, si shenjë pozitive ulja e numrit të emigrantëve shqiptarë që janë përshirë në vepra kriminale. “Ndryshe nga vitet e tjera konstatohet një pakësim të numrit të keqbërësve shqiptarë në Greqi, të cilët arrestohen për krime të tilla. Shqiptarët kanë rënë ndjeshëm shumë shkallë në hartën e kriminalitetit në Greqi, duke zënë tashmë vendet e fundit”,- thuhet në njoftimin për shtyp të drejtorisë së policisë greke. Sipas raportit, janë pakësuar veprat penale të të vjedhjeve, grabitjeve me armë të personave, banesave, bankave. Nga 70 vrasjet e kryera në gjashtëmujorin e parë të 2013-ës në Greqi, në 21 raste autorët sulmuan viktimat e tyre me synimin për ti vjedhur. Ndërsa theksohet se vendin e parë, sa i takon shtetasve të huaj që kryejnë krime si vjedhje, grabitje e kontrabandë droge e mbajnë emigrantët kurdë, arabë, afganë, afrikanë dhe gjeorgjianë. Të dhanë mbi krimet 70 vrasje- 5% autorë shqiptarë 64 përdhunime -4,2% autorë shqiptarë 80 shantazhe -11% autorë shqiptarë 38.370 vjedhje e grabitje -24.6% autorë shqiptarë 15.352 vjedhje makinash -18,1% autorë shqiptarë