RENEA në Lazarat, hashash edhe afër kalçetos Braçe: Policia punë kot
Gjirokastër- Në ndihmë të aksionit të nisur prej disa ditësh në Lazarat nga forcat e policisë së qytetit të Gjirokastrës i janë bashkuar edhe forca të RENEA-së. Që prej mesnatës së djeshme RENEA po patrullon në aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë.
Po sot deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar në rrjetin social Facebook duke theksuar se “janë 7- 8 bosë të drogës në Lazarat që e dirigjojnë gjithçka nga larg”.
Kjo që policia po bën rreth e qark Lazaratit nuk ka as kuptim e as duk. E di gjithë jugu se në Lazarat ka 7- 8 bosë të drogës. Ata dirigjojnë çdo gjë, madje në më të shumtën e kohës jashtë e larg Lazaratit. Ata janë problemi, ata drejtojnë organizatat,- shkruan Braçe.
Sakaq që TCH-ja ka mësuar se edhe pranë varrezave dhe në afërsi të kalçetos të këtij fshati është mbjellë kanabis. Vetëm rrethimi i saj, ku është vendosur edhe tapeti, nuk ka të mbjellë kanabis.
Policia dje ka bërë shoqërimin e 58 personave në hyrje të fshatit Lazarat të cilët ishin nisur më këmbë në drejtim të fshatit dhe janë ndaluar në hyrje të tij. Ndërësa konfirmoi se ka prishur një pus të quajtur pusi i Kordhcës, ujin e të cilit e përdorin për ujitjen e bimës narkotike. Ndërsa janë shkatërruar edhe disa çisterna me ujë. Sipas bluve, aksioni për ndalimin e kultivitimit të kanabisit do të vijojë.
Operacioni vjen pas denoncimeve përmes pamjeve filmike të ‘Guardia di Financa’. Ndërkohë që nga fshati ka disa ditë që qëllohet me armë në ajër mbrëmjeve, ku si pasojë e plumbave qorr u plagos edhe një vajzë 26-vjeçare.