Ulet papunësia ne SHBA
Statistikat
Tregu i punës në Shtetet e Bashkuara u përmirësua muajin e kaluar, duke e ulur papunësinë në 7.7 për qind, niveli më i ulët në katër vjet. Qeveria tha se stuhia Sandy pati pak ndikim në nivelin e punësimit gjatë nëntorit.
Niveli i papunësisë u përmirësua nga 7.9 për qind që ishte në tetor, duke arritur në nivelin më të ulët që nga dhjetori i vitit 2008.
Raporti i qeverisë thotë se faktori më i madh në rënien e nivelit të papunësisë është se shumë amerikanë nuk po kërkojnë më punë. Kur njerëzit e papunë nuk kërkojnë të punësohen, ata nuk llogariten më si të papunë.
Ekonomia amerikane, më e madhja në botë, po përmirësohet vazhdueshëm, por ngadalë. Qeveria thotë se 12 milionë amerikanë vazhdojnë të jenë të papunë.
Ulet papunësia ne SHBA burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP