E Martë, 3 Nëntor 2026

Ulet prodhimi i vajit të ullirit/ Fermerët në Roskovec po punojnë për markimin në tregjet e huaja

Fabrikat përpunuese në Roskovec të Fierit kanë nisur grumbullimin e ullirit dhe prodhimin e vajit.

Por ndryshe nga një vit më parë kur prodhimi ishte i bollshëm, këtë vit sasia është reduktuar gjë që sipas fermerëve do të ndikojë në rritjen e çmimit të shitjes në treg.

Fermerët e Roskovecit synojnë gjithashtu edhe markimim e vajit të ullirit.

Në Roskovec, kultura e ullirit siguron jetesën nga te ardhurat që merren prej tregtimit te vajit dhe ullinjve që në këtë zonë llogariten në 450 mijë rrënjë apo rreth 30% e terrenit kodrinor.

Gazetare: Heriselda Dyrmishi

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›