E Martë, 3 Nëntor 2026

Sezon i keq për vreshtarinë/ Kantinat e verës në Përmet vuajnë sigurimin e lëndës së parë

Dëmtimet që solli moti në vreshtari kanë sjellë pasoja jo vetëm tek fermerët që kanë kultivuar me dhjetëra hektarë tokë, por edhe tek fabrikat e mëdha të prodhimit të verës.

Lumturi Bejko nga fshati Piskovë në Përmet tregon se ndryshe nga vitet e tjera që lëndën e parë e siguronin  tek fermerët e zonës, këtë vit iu desh ta blente rrushin tek fermerët e Fierit dhe Lushnjës.

“Për këtë vit u furnizuam tek fermerët e Fierit dhe Lushnjës pasi nuk mundëm ta siguronin atë në Përmet”, shprehet ajo. 

Në zonën e Përmetit janë rreth 40 fermerë që furnizonin këtë kantinë, por këtë vit për shkak të motit të keq nuk mundën të  merrnin prodhimin e pritur.

Sipas burimeve të marra, një pjesë e fermerëve të zonës së Përmetit kanë marrë kredi që të kultivojnë rrush, por pasojat që solli moti ishte një dëm ekonomik i madh për ta, pasi një pjesë e tyre i sigurojnë të ardhurat familjare vetëm me anë të kësaj pune.

Sakaq dëm i konsiderueshëm ishte dhe për fabrikat e prodhimit të verës.

Gazetare: Leonida Koçiu   

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›