E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulja e pensioneve nis protesta e ish ushtarakeve para Parlamentit

UPDATE- Ish ushtaraket kane nisur protesten para parlamentit ne kundershtim te vendimit te pritet te merret sot nga mazhoranca per uljen e pensioneve te tyre.

Mazhoranca eshte terhequr vetem per nje jave nga Akti Normativ qe ul pensionet e ushtarakeve. Edhe pse ne seancen e kaluar parlamentare mazhoranca e hoqi nga rendi i dites me pretekstin e kerkeses se kreut te Komisionit te Ekonomise Edmond Spaho demokratet do te tentojne qe ta miratojne sot duke sfiduar opoziten dhe shoqatat e ushtarakeve te dale ne pension. Duket se kete radhe demokratet kane mundur qe te sigurojne edhe votat e aleateve te tyre dhe pjesemarrjen e plote te deputeteve pasi ne seancen e dates 16 dhjetor mungonin disa deputete te kesaj force politike.

Mesohet se opozita do te kerkoje rrezimin e ketij Akti Normativ i cili zvogelon pensionet e ushtarakeve nderkohe qe mazhoranca sqaron se perfitimi i ushtarakeve pa kete akt eshte i paperballueshem nga buxheti i shtetit. Ushtaraket i kane keto perfitime ne saje te nje vendimi te Gjykates Kushtetuese por mazhoranca eshte e vendosur qe te mos e zbatoje kete akt.

Ulja eshte bere duke mos llogaritur pensionin ne baze te pages bruto por duke u bazuar ne pagen referuese neto. Sipas ketij Akti ne rastet kur pensioni eshte i larte ai do te shperndahet me keste Efektet financiare shtese qe kalojne limitin e pensionit maksimal per shkak se nuk jane te mbuluara me fonde nga buxheti i vitit do te likuidohen per cdo perfitues me keste - thuhet ne VKM. Efektet financiare te kesaj shtese ne ligjin baze Per sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakeve te Forcave te Armatosura te punonjesve te Policise se Shtetit te Gardes se Republikes te Sherbimit Informativ te Shtetit te Policise se Burgjeve te Policise se Mbrojtjes nga Zjarri dhe te Shpetimit e te punonjesve te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ne Republiken e Shqiperise prek rreth 7 400 persona perfitojne pension te parakohshem per vjetersi sherbimi. Gjykata Kushtetuese e ka rrezuar dy here ligjin e mazhorances nepermjet te cilit ulet shuma e perfituar nga pensionistet. Ushtaraket kane pohuar se sot ne oren 0900 do te dalin ne proteste para Parlamentit duke kerkuar mosmiratimin e Aktit.



Dhjetera ish-ushtarake punonjes policie punonjes te Gardes se Republikes etj. protestuan nje seance me pare para Kuvendit duke kundershtuar miratimin e ketij vendimi i cili sipas tyre ul ndjeshem perfitimet e tyre. Ushtaraket kerkuan heqjen e tij nga rendi i dites si dhe anulimin perfundimtar nga ana e qeverise.


Ata shpjeguan se se pari ky ligj cenon sigurine kombetare per vete trajtimin qe i ben ushtarakeve dhe subjekteve te tjere te tij. Madje ne rast te mos terheqjes nga votimi i Aktit Normativ ish-ushtaraket punonjesit e policise ata te forcave zjarrfikese punonjesit e gardes etj. kercenojne me ndermarrjen e te gjitha hapave demokratike per anulimin e tij ku nuk perjashtohen protestat si ajo e djeshmja si dhe kerkesa ndaj perfaqesive diplomatike ne vend qe te perdorin autoritetin e tyre per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje.


Ne rast se ky Akt i Normativ nuk anulohet ne do te ndermarrim te gjitha veprimet demokratike kushtetuese per te kerkuar rivendosjen e te drejtave ekonomike e financiare dhe do te vazhdojme protestat tona. Nese qeveria ben lufte politike ndaj nesh e tille do te jete edhe perpjekja e jone - tha Mehdi Pogaci kreu i Shoqates se Ushtarakeve ne Lirim.


Me pare ushtaraket i kishin kerkuar te gjithe grupeve parlamentare qe te mos e votonin aktin. Duke iu drejtuar grupeve parlamentare te PS-se dhe LSI-se ushtaraket iu kerkuan atyre qe ta kundershtonin ate.


E njejta gje iu kerkua edhe deputeteve te djathte. I kerkojme qeverise te heqe dore nga koncepti i luftes se klasave ndaj ushtarakeve punonjesve te policise dhe kategorive te tjera si dhe uljen e paleve ne bisedime per te gjetur zgjidhje te pershtatshme ligjore e financiare per palet.


Deri me sot jo vetem qeveria por as komisionet parlamentare nuk kane denjuar te terheqin mendimin tone per keto probleme por kane preferuar te vendosin me dhune me anen e forces se kartonit - u shpreh dje para protestuesve Pogaci.


Kur Instituti i Sigurimeve Shoqerore kishte filluar perllogaritjen e pensioneve dhe publikimin e emrave te ushtarakeve qe iu ishte perfunduar dosja qeveria miratoi nje Akt Normativ i cili nderpreu ne mes te gjithe procesin. Ndryshe nga vendimi i Gjykates Kushtetuese Akti Normativ parashikon perllogaritjen e perfitimeve te ushtarakeve duke marre per baze pagen mesatare referuese neto.


Pra nga paga fillimisht duhet te zbriten te gjithe detyrimet sic jane tatimi apo sigurimi shoqeror dhe shendetesor dhe me pas pjesa qe realisht merr ne dore ushtaraku do te perllogaritet si page referuese. Kjo levizje e qeverise nxiti reagimin e ushtarakeve te cilet theksuan se nese do te filloje te zbatohet Akti Normativ perfitimet e tyre do te ulen ndjeshem.


Madje sipas tij ushtaraket mund ti marrin pensionet edhe me keste nese shuma qe del nga perllogaritja eshte me e madhe se sa fondi i parashikuar per kete kategori ne buxhetin e shtetit.


Nga ana tjeter Ministria e Financave shpjegon se qellimi i Aktit Normativ eshte vendosja e barazise ne perfitim ndermjet atyre qe kane kontribuuar ne skeme. Ne shpjegimin e saj per Aktin Normativ Ministria e Financave theksoi se ushtaraket marrin pensionet me te larta krahasuar me te gjithe kategorite e tjera ne vend.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›