E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seanca e Kuvendit sot lufta per Topallin e per Komisionin Hetimor

TIRAN - Seanca e sotme plenare pritet qe te jete nje nga me te gjatat e shoqeruar nga debate te forta midis mazhorances dhe opozites. E paraprire nga protestat e ish-ushtarakeve te dale ne pension dhe nga ndryshimi ne menyre te befte i rendit te dites deputetet e te dy forcave politike do te diskutojne tre prej ceshtjeve me te debatuara te ketij viti shqyrtimi i kerkeses se PS-se per komisionin hetimor per zgjedhjet parlamentare 2009 mocioni me debat per ceshtjet e integrimit dhe per kryetaren e Kuvendit Topalli dhe Akti Normativ i qeverise qe ul pensionet e ushtarakeve. Ndonese ne rendin e dites ishin parashikuar 13 pika ne oret e vona te dites se djeshme kalendari i vjeter u terhoq nga faqja e Kuvendit. Shkak eshte bere kerkesa e PS-se per tu diskutuar ne seancen e sotme vetem tre prej pikave me te rendesishme qe ishin caktuar te fundit.

Kerkesa e PS-se
Pika qe do te ngjalle debatet me te forta ne seancen e fundit plenare per kete vit eshte kerkesa e selise roze ngritjen e Komisionit Hetimor per Zgjedhjet e 28 qershorit. Burime per gazeten Shekulli bejne te ditur se opozita nuk do te terhiqet nga qendrimi i saj duke kundershtuar pretendimet e mazhorances per tre pika te projektvendimit te PS-se qe lidhen me shumicen e votave ne Komision objektin e hetimit dhe me kryetarin i cili parashikohet qe te kete tre vota. Deri ne oret e vona opozita nuk ka paraqitur asnje riformulim te ri duke pritur qendrimin qe do te mbaje mazhoranca. Edhe Partia Demokratike nga ana e saj nuk ka bere asnje terheqje. Demokratet do te kerkojne gjate seances se sotme qe opozita te riformuloje kerkesen e saj ne perputhje me konkluzionet e nxjerra ne Komisionin e Ligjeve nga relatori i kesaj ceshtjeje Viktor Gumi i cili i cileson tre nene te projektvendimit te PS-se si antikushtetuese. Ne rast se opozita nuk terhiqet demokratet do te rrezojne kerkesen e socialisteve.
Mocioni per Topallin
Jo me me pak interes eshte edhe mocioni per ceshtjet e integrimit e cila pritet qe te diskutohet per 6 ore ne Kuvend ku te dy palet do te kene nga 3 ore kohe te lire per te diskutuar. Burime nga mazhoranca bejne te ditur se mocioni i socialisteve do te rrezohet. Indice per mocionin per debat per ceshtjet e integrimit eshte raporti i Komisionit Europian sipas te cilit pjesa me e kritikuar eshte funksionimi i Kuvendit te Shqiperise. Kritikat nisin nga kryetarja Topalli e cila akuzohet se ka shkelur kompetencat e saj e deri tek deputeti me i thjeshte. Opozita ka deklaruar se ne varesi te seances se sotme plenare do te marre edhe aksione te tjera politike qe mund te pasohen nga mocioni per shkarkimin e Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli apo edhe me tej per shkarkimin e kryeministrit Sali Berisha. KE fajeson kryeparlamentaren Topalli per punen e dobet te Kuvendit e cila akuzohet se ka keqperdorur postin. Pozicioni i kryetares se Parlamentit eshte keqperdorur sidomos duke ushtruar influence te pabalancuar ne hartimin e agjendes parlamentare duke u impostuar ne menyre frekuente permes vendimeve te marra ne momentet e fundit nderkohe qe keto vendime duheshin marre nga konferenca e kryetareve. Pavaresisht nga dispozitat kushtetuese ka nje mungese e mbikeqyrjes efektive parlamentare mbi ekzekutivin dhe parlamenti nuk funksionon si institucion i pavarur. Komisionet hetimore kane qene shpesh here forume per grindjet e partive politike ne vend te instrumenteve per mbikeqyrje parlamentare. Ata kane prodhuar shume rralle rezultate dhe keshtu kane pasur ndikim te kufizuar ne politikat e qeverise - thuhet ne raport. Duke e lidhur edhe me krizen politike ne vend raporti theksoi se qe nga qershori i vitit 2009 puna parlamentare eshte lene ne hije dhe eshte penguar nga bllokimi politik.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›