Ulsi Manja: Bashkohemi në mbështetjen e profesionistëve të drejtësisë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, në një postim në rrjetin e tij social Facebook ka shkruar se do të jetë mbështetës i profesionistëve të drejtësisë. Ky reagim vjen menjëherë pas letrës kërcënuese të gjyqtares Arnisa Këlliçi e cila ka kërkuar mbrojtje të posaçme.
Komisioni për mbrojtjen e magjistratëve miratoi të hënën kërkesën e gjyqtares Arnisa Këlliçi për mbrojtje të posaçme. Mbrojtja e posaçme nga Garda e Republikës është miratuar për një afat kohor 3-mujor me të drejtë rishikimi në fund të këtij afati.
/rtsh.al/