E Diel, 1 Nëntor 2026

Ultrasit e Marsejës sulmojnë autobusin e Lacios

Stafi i skuadrës së Lacios, së bashku me lojtarët, është përballur me një situatë aspak të këndshme gjatë rrugës së tyre për të mbërritur me në “Stade Velodrome”.

Mediat franceze raportojnë se një grup tifozësh i skuadrës franceze kanë goditur me gurë dhe me mjete të forta autobusin e skuadrës italiane.

Ndërkohë, nuk kanë munguar as përplasjet mes dy grupeve të tifozërive, si dhe përleshjet me policinë, e cila përdori gaz lotsjellës.

Pavarësisht situatës aspak normale gjatë arritjes në stadium, lojtarët e Lacios duket se nuk janë ndikuar fare nga kjo dhe në fushën e lojës kanë dhuruar spektakël, duke triumfuar me rezultatin 1-3.

Wallace shënoi golin e parë që në minutën e 10, Felipe Caicedo realizoi golin e dytë në të 59-ën, ndërsa në fund ishte Adam Marusic që e vulosi ndeshjen në 1-3 për skuadrën e Lacios. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

MUND TE LEXONI GJITHASHTU

De Biasi: Refuzova Armeninë, pres një projekt serioz

“Bilanc lufte” në ndeshjen e Champions, trajneri serb: Ishte gjithçka, por jo futboll

Cana zbulon të ardhmen: Po negocioj për blerjen e një klubi

Interi bie në Barcelonë, Dortmund shkatërron Atletico-n

Bleu 27 bileta që miqtë ta shihnin duke luajtur, por Guardiola e la jashtë skuadre

Futbollisti bën tatuazh mesazhin prekës të të birit pas vdekjes së bashkëshortes

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›