E Diel, 1 Nëntor 2026

Futbollisti bën tatuazh mesazhin prekës të të birit pas vdekjes së bashkëshortes

Një futbollist kolumbian ka prekur mijëra ndjekës në rrjetet sociale duke treguar tatuazhin e tij të fundit në këmbë: mesazhin ngushëllues të të birit pasi kishte humbur bashkëshorten.

“Babi, e di që për ty është e rëndë të jesh pa mamin, por unë do të qëndroj pranë teje. Të dua shumë babi. Ti bën shumë gjëra për mua dhe unë për ty”, ishte mesazhi që vogëlushi i kishte shkruar të atit në një copë letër, shoqëruar edhe me një vizatim të gjithë familjes së bashkuar.

Bashkëshortja e Luis Delgados, portierit të Atletico Bucaramanga, u nda nga jeta qershorin e këtij viti pas një beteje me kancerin e gjirit. Por pasi gjeti disa ditë më vonë mesazhin e të birit, Delgado vendosi ta bëjë tatuazh për ta mbajtur me vete gjithë jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

MUND TE LEXONI GJITHASHTU

Juventus dominon në “Old Trafford”, Mourinho nuk del nga kriza

Befason Mourinho: T’i japim edhe një shans Iannin, ta lëmë të punojë

Juventus – Ndrangheta, “bashkëpunimi” vazhdon

Një brazilian nderon Flamurtarin, Tirana zhytet në krizë

Salvini i “çmendur” pas Milanit, “kryqëzon” Donnarumman e Gattuson për derbin

Superiorja: Ekipet e mëdha fitojnë me përmbysje, Partizani ruan kreun

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›