Umberto Eco nominohet për Independent Foreign Fiction Prize

Veprat e shkrimtarëve kinez, islandez, gjerman dhe izraelit janë gjithashtu në garë për çmimin në vlerë prej 10 mijë funta.
Independent Foreign Fiction Prize, që e shpërblen letërsinë e përkthyer në anglisht, e shpall fituesin në Londër më 14 maj.
Romani i shkrimtarit italian Umberto Eco, ‘The Prague Cemetery’, e ndjekë aventuristin dhe falsifikuesin kapedan Simone Simonini, i cili është thirrur për të investiguar vrasjet dhe intrigat politike, të cilat ndikojnë në të ardhmen e Europës.
Shkrimtari Eco është më shumë i njohur me librin e tij ‘Emri i trëndafilit’, i cili ishte shndërruar edhe në film, ku rolin kryesor e luan aktori i njohur Sean Connery.
Në mesin e romaneve tjera të nominuar për këtë çmim janë edhe ‘Dream of Ding Village’ i autorit kinez Yan Lianke, ‘Alice’ nga shkrimtarja gjermane Judith Hermann, ‘Blooms of Darkness’ i izraelitit Aharon Appelfeld, ‘From the Mouth of the Whale’ i shkrimtarit islandez Sjón dhe ‘New Finnish Grammar’ nga bashkëkombësi i Eco-s, Diego Marani.