Reali fiton derbin me Atletico Madridin, Barcelona shtyn festën (VIDEO)
Pas humbjes 4-1 ndaj Borussia Dortmund-it, Reali i Madridit duket se e ka ngritur pak moralin, pas arriti të fitonte derbin e kryeqytetit me Atletico Madridin.
Ishte Falkao ai që zhbllokoi rezultatin vetëm katër minuta nga fillimi i lojës, por Reali arrin të barazojë falë një autogoli të Huanfran. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, ndërsa në të dytën loja e ekipit të Mourinhos është mjaft e lëkundur, por Di Maria e gjen rrjetën duke i mbyllur shifrat në 2-1.
Ndërkohë Barcelona ka shtyrë festën e titullit, pasi katalanasit barazuan 2-2 me Athletic Bilbaon. Ishin vendasit ata që shënojnë të parët me anë të Susaetan në minutën e 27-të, duke shfrytëzuar dhe mungesën e emrave të mëdhenj në kampin e Barçës, të cilët qëndruan në stol për përballjen me Bayern Munchen.
Futja në lojë e Messit ndryshon gjithçka, pasi në të 67-ën pasi dribloi 4 lojtarë barazoi shifrat, ndërkohë që dy minuta më pas Sanchez u jep avantazhin katalanasve. Gëzimi nuk zgjati shumë sepse Herrara shënon dhe i mbyll shifrat në 2-2.
Atletico Madrid vs Real Madrid
Athletic Bilbao vs Barcelona