E Hënë, 2 Nëntor 2026

Unaza e Madhe gati në fund të vitit, ministrja Balluku inspekton punimet në lotin 6

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku zhvilloi një tjetër inspektim të punimeve në lotin 6 të Unazës së Madhe të Tiranës.

Të dhënat tregojnë se deri më sot aty janë realizuar mbi 70% e punimeve, që përfshijnë  gërmimet dhe mbushjen e trupit të rrugës.

Balluku përsëriti premtimin se e gjithë vepra do të jetë gati për qarkullimin e automjeteve në fund të këtij viti.

Gjatë ndërtimit të unazës është bërë edhe zhvendosja e linjave të transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë.

Loti 6 ka një gjatësi prej 1.3 kilometrash./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›