E Shtunë, 31 Tetor 2026

Unaza e Re tashme me nje projekt te ri


Pas protestes se realizuar diten e sotme nga banoret e Unazes se Re per mungesen e ujit te pijshem me ane te nje deklarate per shtyp UKT-ja deklaron se tashme eshte gati nje projekt ne kete zone.

Pas dites se kater te protestave Ujesjellesi i Tiranes pohon se eshte projektuar dhe po zbatohet projekti per administrimin i burimeve qe vijne nga Berxulli dhe Laknasi se dyti ndertimi i nje linje transmetimi qe do te eleminoje humbjet ne rrjet se treti ndertimi i nje depoje me kapacitet 7 milione metra uje ne kete zone. Ndrekohe Ujesjellesi i Tiranes ka hartuar nje projekt me 3 faza per te sjelle ne gjendje normale furnizimin me uje ne zonen e Unazes se Re dhe Paskuqanit.

Lidhur me kete ceshtje rreth pretendimit te banoreve per te patur uje pa nderprerje gjate dites se premte ka reaguar edhe drejtori i Ujesjellesit te Tiranes Sahit Dollapi. Sipas tij eshte e drejte e qytetareve qe te kerkojne te kene uje ne shtepite e tyre por problemi fillon qe ne kohen kur jane ndertuar pallatet ku ata kane blere apartamentet e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›