E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Unaza e Shkozetit me dëmtime, mjetet e rënda dëmtojnë asfaltin

Unaza e Shkozetit në qytetin e Durrësit ndodhet në gjendje të rëndë në një pjese të mirë të saj. Kjo unazë lidh autostradën Tiranë-Durrës me mbikalimin e Plepave dhe është një nga akset më të ngarkuara në vend.

Me një gjatësi prej afro 3 km, në këtë aks rrugor kalojnë të gjitha automjetet që vijnë nga veriu i vendit dhe Tirana me destinacion jugun e vendit.

Duke nisur nga mbikalimi i plepave drejt autostradës, në një gjatësi prej rreth 1 km kjo rrugë është gjithë gropa. Asfalti është dëmtuar rëndë, pasi në këtë rruge kalojnë automjete të tonazheve të ndryshme.

Gropat e shumta janë kthyer në një stres të madh për drejtuesit e automjeteve, ndërkohë që dëmet në këto të fundit janë më se të sigurta.  Në këtë periudhë të vitit unaza e Shkozetit është mjaft e ngarkuar edhe për shkak të sezonit turistik. 

Nuk dihet nëse Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ka ndonjë plan për riparimin e asfaltit të dëmtuar, i cili veç dëmeve mbi automjetet që kalojnë aty, shkakton edhe trafik të rënduar. 

Gazetar: Norel Zaimi

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›