Kovaçi, zanati që rrezikon zhdukjen, Konstandin Qosja 50 vite në shërbim të bujqve të Elbasanit

Konstandin Qosja nga fshati Tregan i Elbasanit 52 vite ia kushtoi profesionit të kovaçit. Në kovaçanën e tij nuk mungon asnjë mjet pune që bujqit e Elbasanit i kanë të domosdoshme për punët e tyre kryesisht në bujqësi.
Ndryshe nga vitet e kaluara ku kovaçi kryente punë e kooperativës së dikurshme, sot ai u vjen në ndihmë fermerëve për gjithçka si në kalitjen e sopatave, çfurqeve, kosave të barit deri në zëvendësimin e pjesëve të dëmtuara në makineritë bujqësore.
Kostandini ka punuar për mbathjen me patkonj të kuajve, ka realizuar qafore për qentë e staneve dhe veshjen e dyerve të shtëpive e kasolleve të banorëve të shumë fshatrave.
Gazetar: Norel Zaimi
/RTSH/