Zgjedhjet në Rrogozhinë, miratohet përmbajtja e fletës së votimit, e njëjtë me atë të 14 majit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi përmbajtjen e fletës së votimit për kandidatët për Kryetar të Bashkisë Rrogozhinë, për përsëritjen e zgjedhjeve, të datës 23 Korrik 2023. Fleta e votimit do të jetë e njëjtë me fletën e përdorur në zgjedhjet e datës 14 Maj 2023, por do të ketë shënimin “Zgjedhje e përsëritur për Kryetarin e Bashkisë të datës 23 Korrik 2023”.
Gjithashtu, u miratuan materialet zgjedhore dhe dokumentacionin e punës që do të përdoren në zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë, të datës 23 korrik 2023.
KZAZ-të dhe KQV-të do të përdorin dokumentacionin e punës, të prodhuar për zgjedhjet e datës 14 Maj 2023, me shënimin me ngjyrë të kuqe “Përsëritje e Zgjedhjeve për Kryetar Bashkie 23.7.2023”.
Gazetare: Megi Mehilli
/RTSH/