E Diel, 1 Nëntor 2026

Unë jam e fundmja e vajzave nudo të faqes së parë (FOTO)

Share

Ky ndoshta është një hap i vogël për gratë. Por një hap shumë i madh për gazetën më të madhe në Gjermani dhe Europë, BILD. Nga dita e sotme nuk do ketë më femra nudo në faqen e parë. Ditën e 8 marsit redaksia ka vendosur që të heqë Vajzën e Zhveshur të Faqes 1.

Mbi 5 mijë femra janë zhveshur që nga viti 1984 për të pozuar për gazetën me një tirazh të përbindshëm. Por në Ditën e Gruas, redaksia ka reflektuar. Dhe vendimin e kanë marrë vetëm meshkujt e redaksisë pasi 300 femrat kolege ishin pushim.

Kjo më poshtë është femra e fundit nudo që del në faqen e parë. Por a do ketë sërish gjëra të tilla në gazetë? Natyrisht, por në brendësi dhe të paketuara më mirë.

Në vitin 1970 ishte gazeta britanike The Sun që nisi të nxirrte në faqen 3 femrat e zhveshura. Ato njiheshin si Page 3 Girls. Gazeta nxori nudo emra të tillë si Samantha Fox apo Katie Price. Madje pati një debat në parlament kur nisën të publikohen të tilla foto. Por gjermanët e Bild shkuan më tej, e nxorën vajzën nudo në faqe të parë.

Tani gjërat kanë ndryshuar, por Bild premton se do i përmbahet si gjithmonë motos së saj: Të vërtetat e zhveshura- ne i tregojmë të dyja.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›