E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishet këndi i lojrave, pronari: Veprim arbitrar

Policia bashkiake ka ndërmarrë sot një aksion për prishjen e një prej këndeve të lojrave të vendosur tek liqeni artificial në kryeqytet.
 

Në një prononcim për “Ora News” pronari i parkut të lojrave e ka cilësuar si të paligjshëm dhe arbitrar ndërhyrjen e policisë bashkiake për të prishuar këndin e lojrave. Sipas tij, policia bashkiake nuk i ka paraqitur më parë një vendim për prishjen e biznesit të tij.
 

Ai ka theksuar se ka një marrëveshje me pronarët e tokës për të ushtruar aktivitetin e tij por kjo marrëveshje nuk është marrë parasysh nga policia bashkiake me pretendimin se kjo pjesë është hapësirë publike.
 

Gjithashtu pronari i parkut të lojrave pretendon se ka një biznes të ligjshëm të vendosur prej vitesh në këtë zonë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›