“Unë jam skllave dhe ata janë bosat”, BabyG e acaruar me Ditean, Renisin dhe Xhesikën

Baby G ka biseduar me fermeret e tjera për debatin mes saj dhe Diteas.
Ajo u shpreh se trajtohet si një skllave ndërsa të tjerët janë shefat e saj.
Ndërsa Elsa tha se ata e kanë me të sepse ajo nuk u zgjua dhe po përpiqen ta fajësojnë.
Pjesë nga biseda:
Artemisa: Tani çfarë ishte kjo që nuk e bënin dot?
Elsa: Jo moj jo, unë do të zgjohesha por nuk më zgjuan.
Baby G: Nuk kishte asnjë gjë të vështirë. Ne i kemi përfunduar të gjitha punët.
Artemisa: Por pse u bë kaq shumë e madhe?
Baby G: Po kështu bëhet, këto dhe kur punon e bën të madhe. Baby G vetëm lopën ke mjelë.
Elsa: Më e vështira.
Artemisa: Ke bërë punën më të vështirë.
Baby G: Unë jam skllave këtu dhe ata janë bosat dhe unë duhet të bëj çfarë kërkojn këta.
Artemisa: Kanë marrë frerët këta. /vizionplus.tv/
View this post on Instagram