Unë njoh një shqiptar - atë e njeh edhe ti
Unë njoh një shqiptar, që donë ta ndryshojë alfabetin Njoh një shqiptar, që donë ta ndryshojë gjuhënEdhe një, që donë ta ndryshojë flamurinNjë tjetër, që donë ta ndryshojë himninDhe një, që donë ta ndryshojë historinë
Unë njoh një shqiptar, që donë ta ndryshojë emrinUnë njoh një, që donë ta ndryshojë mbiemrinNjoh një shqiptar, që donë të ndryshoje edhe emrin, edhe mbiemrinNjë tjetër, që donë ta ndryshojë origjinën
Unë njoh një shqiptar, që donë ta ndryshojë kombinDhe ta ndërtojë një komb për veteSipas dëshirës:
Komb privatHistori privateHero privatGjuhë privateAlfabet privatPër ditë të liga, për ditë të miraDhe,Unë njoh këtë shqiptar trazovaçQë do të ndryshonte çdo gjë, edhe Tokën Por, kurrë, veten!
E njoh unë atë! Edhe ti...Dhe e dua, ashtu si është, trazovaç...kërcënues, mburracak, kokëfortë, plëngprishësEdua se po bërtet nga dëshpërimiBota rreth tij po ndryshonE ai mbeti