E Shtunë, 31 Tetor 2026

Unë u them gallatë. Për delikatesë

Vargje nga Arben Duka

Kam të drejtë me ligj,

Qeverinë ta tall,

Dhe kjo nuk më bën,

Aspak një tellall!

Tellalli lexon,

Çi shkruajnë në fletë,

Ndërsa unë krejt ndryshe,

Çdo gjë e thurr vetë!

Ska nevojë të jem,

Një vëzhgues shëtitës,

Se këtu gallata,

Ndodh në mes të ditës!

Nuk ke pse të dalësh,

Fare prejTirane,

Të gjitha gallatat,

Shfaqen në ekrane!

Unë u them gallatë,

Për delikatesë,

Këtu ndodh përditë,

Nga një skandal shtesë!

Dhe kështu mbulon,

Skandali skandalin,

Dhe opozitarët,

Të gjitha i falin!

Këtu tani qeni,

Nuk njeh as të zotin,

Opozita jonë,

Pobën Don Kishotin!

Ajo ka vendosur,

Të jetë konstruktive,

Paraqeverisë,

Ultra abuzive!

Në Kuvend PS-në,

E çuam për dore,

Ndaj tani ajo,

Quhet bashkëfajtore!

Kur bëri marrëveshjen,

I shkroi vetes fatet,

E pastroi PD-në,

Nga gjithë mëkatet!

Për turp u harrua,

Gjaku i të vrarëve,

U ul opozita,

Në gjunjë të barbarëve!

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›