E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruga e vështirë drejt bibliotekave hibride

AUREL PLASARI

Numërova si prurje të reja të Bibliotekës Kombëtare në këtë konferencë fillimin e integrimit të materialeve tona të dixhituara në Europeana, në atë koleksion vigan shumëgjuhësor materialesh të dixhituara nga kulturat e kombeve  europiane, në të cilin BKSH është partnere me të drejta të plota; kujtova nënshkrimin në shtatorin e këtij viti të Kartës së Bashkëpunimit në Bibliotekën Dixhitale Botërore (Word Digital Library), ku BKSH ishte ftuar, ndërsa tanimë nëpërmjet kësaj karte do të mundësohet fillimi i integrimit të materialeve shqiptare të dixhituara prej nesh: shpresojmë Albania e Konicës të jetë në krye të radhës; përmenda përfundimin për herë të parë në sistemin akademik shqiptar të Masterit të Nivelit të Dytë në Shkencën e Bibliotekave, në bashkëpunim në Universitetin e Tiranës dhe diplomimin në këtë nivel të rreth dyzet specialistëve të bibliotekonomisë në rrafsh vendi, si dhe doktorimin po këtë vit të dy specialistëve tanë ndër më të mirët në Shkencën e Bibliotekave duke i hapur kështu rrugën akademizmit në Shqipëri edhe për këtë shkencë; zura në gojë edhe Portalin Albanologjik Shqipëri-Kosovë, që e kemi ideuar së toku të dyja bibliotekat kombëtare, e Shqipërisë dhe e Kosovës, një sprovë promovuese të të cilit do ta bëjmë nesër po këtu në Prishtinë.
Përse gëzohemi për të gjitha këto? Përse i quajmë suksese? Çpo bëjmë, në thelb? Së jashtmi duket sikur po shtojmë dhe përforcojmë mundësitë e shkëmbimit: nuk dallohet që kemi të bëjmë me prekjen e të gjitha strukturave të dokumentimit dhe të informimit të caktuara për të përmbushur nevojat e përdoruesve të tyre.
Dukuria e shkëmbimit e dimë këtë – karakterizon në ditën e sotme mbarë shoqërinë: ne jetojmë mes një shkëmbimi informacionesh politike, sociologjike, teknologjike, menaxheriale, ekonomike, kulturore etj., nëpërmjet transformimit të normave dhe të teknikave të qendrave të informacionit, nëpërmjet futjes së rregullave reja të qasjes për përdoruesit, por edhe nëpërmjet zgjerimit të vetë politikës së qasjes në informacion. Ku po na çon ky shkëmbim, po e quaj supershkëmbim? Ku po i çon bibliotekat tona, tani që quajmë suksese integrimin në Bibliotekën Dixhitale Botërore, në Europeana-n, Portalin Albanologjik Shqipëri-Kosovë, si dhe integrime të tjera të pritshme? Ku po i çojmë ne vetë bibliotekat tona nëpërmjet ambicies për të grumbulluar, konservuar dhe shërbyer jo vetëm libra, dorëshkrime, shtypshkrime, harta, gazeta, revista, por edhe CD-ROM-e, DVD-ra, materiale të dixhituara, full text-e etj.? Madje: jo vetëm të bibliotekave tona, por edhe të rrjeteve gjithnjë më të gjera burimesh të ofruara: mbarëkombëtare, europiane, deri botërore. Kemi të bëjmë gjithnjë me biblioteka, sipas vetë prejardhjes së termit, depo librash? Apo me institucione të reja hibride?
Në të vërtetë kemi të bëjmë me gërshetimin e të dyja koncepteve, gërshetim prej të cilit ka lindur koncepti i ri i bibliotekave hibride. Punojmë nën shenjën e këtij koncepti, shpesh edhe pa e ditur atë, ndërkohë që lakmojmë ti hibridizojmë gjithnjë më shumë bibliotekat tona.
Koncepti Hybrid Library është shfaqur në kontekstin e përdorimit të teknologjive të reja të informacionit dhe të bartësve (suporteve) të rinj të informacionit. Biblioteka hibride është, pra, ajo bibliotekë në të cilën përdoruesit i sigurohet qasja e integruar – dhe ky është thelbi i integrimit që synojmë – në burimet e informacionit në çdo bartës (suport) duke përdorur teknologjitë e informacionit. Po ta thjeshtonin kjo do të thotë integrim i harmonishëm i dokumenteve letër me ato elektronike, duke u hapur nga baza themelore lokale, në një bazë gjithnjë më të gjerë, në rastin e nevoja tona: kombëtare, europiane, botërore.
Këto që numërova i quaj tri perspektivat tona të mëdha të pashmangshme, të të dyja bibliotekave tona kombëtare, dhe e vlerësoj si avantazh të mirëfilltë faktin që për ti përballuar ato i kemi tanimë mundësitë të qëndrojmë e të punojmë përkrah duke mbështetur shoqja (bibliotekë) shoqen (bibliotekë).
Bibliotekat tradicionale – të tilla janë në themel edhe dy bibliotekat tona kombëtare kanë të drejtën ta vështrojnë me dyshim modelin e bibliotekës hibride. Këtë dyshim duhet të na e heqë siguria se bibliotekat hibride kanë në qendër të vëmendjes përdoruesin dhe mundësitë e tij për të gjetur burimet e informacionit në formate nga më të ndryshmet që ndodhen në biblioteka ose në institucione të tjera, pra burime qofshin lokale, qofshin në distancë. Në këtë kuptim biblioteka hibride nuk është thjesht një formë kalimi nga biblioteka tradicionale në bibliotekën digjitale, dhe kaq. Po ti përmbahemi një klasifikimi të propozuar nga drejtuesi i programit të Bibliotekës Elektronike (e-Lib) Chris Rusbritge, në një bibliotekë të tillë do të përmblidheshin këto burime:
-burime tradicionale, jodixhitale, që përfshijnë dorëshkrime, shtypshkrime, harta, regjistrime audio & video;
-burime kalimtare, me të cilat kuptohen burimet tradicionale të dixhituara;
-burime dixhitale të reja, d.m.th. burime të krijuara vetëm në formë digjitale ose në formë digjitale paralelisht me formën e shtypshkruar, si revista dhe libra elektronikë, baza të dhënash bibliografike, baza të dhënash full text, imazhe, audio & video, baza të dhënash statistikore etj.;
-burime dixhitale të integruara.
Me të gjitha këto lloje burimesh, me veçoritë specifike të çdonjërit, duhet ti bëjmë llogaritë nëse jemi të ndërgjegjshëm që rruga ku jemi nisur është pikërisht ajo e bibliotekave hibride. Me zhvillimin e tyre veç e veç, me ndërthurjen e tyre, si edhe me raportet mes tyre, do të duhet ti bëjmë bilancet tona, por sidomos me problemin e problemeve: atë të lehtësimit të qasjes së përdoruesit në burimet e informacionit dhe të thjeshtimit sa të jetë e mundur të interfaqeve të qasjes të llojit: katalogu elektronik i bibliotekës, CD-ROM-e, baza të dhënash full text, dokumente Web lokale, dokumente Web në distancë, direktori, motorë kërkimi etj. Me sa po na imponojnë gjithnjë më fort teknologjitë e reja, mediumi Web mbahet më i përshtatshmi për integrimin e burimeve dhe të shërbimeve nëpërmjet përdorimit të metodave që duhet të sigurohen nga furnizuesit e të dhënave në formën e njohur si Application Programming Intereface (API). Specialistët e pranishëm këtu e kuptojnë që e kam fjalën për situatën kur përfituesi formulon kërkesën, ia dërgon shërbimit përkatës nëpërmjet API-t, e cila e përpunon dhe ia dërgon mbrapsht përfituesit të shërbimit dhe ky atëherë mund ta shohë nëpërmjet interfaqes lokale.
Në çpikë jemi ne me detyrimet që do të na imponojë perspektiva e një shërbimi të tillë?
Konstatoj që në momentin e sotëm ndodhemi përpara një vargu problemesh që kanë të bëjnë me: autentifikimin, profilin e përfituesve, dizajnin e interfaqes për përfituesit, bashkëlidhjen e bazave të të dhënave, menaxhimin e dixhitimit, zhvillimin e personelit. Po u hedh nga një sy, në mënyrë konkrete, këtyre problemeve duke i vlerësuar ato nga gjendja e sotme e Bibliotekës sonë Kombëtare:
Autentifikimi. Në rastin e bibliotekave tradicionale, siç është jona dhe juaja, është e mjaftueshme vetëm një procedurë autentifikimi e përdoruesit: paraqitja e kartës së anëtarësisë. Në rastin e kërkimit dixhital autentifikimi paraqitet problem më i ndërlikuar, sidomos në rastet kur çdonjëri burim kërkon autentifikim të ndryshëm.
Profili i përdoruesit. Deri në ditën e sotme përdoruesit e bibliotekave të të gjitha llojeve janë heterogjenë nga pikëpamja e nevojave për informacion, por edhe nga ajo e njohjes së teknologjive të informimit dhe të komunikimit.
Bashkëlidhja e bazave të të dhënave dhe dixhitimi. Krahas faktit që ofron qasje edhe në shërbime të tjera, bibliotekës do ti duhet të vijojë të zhvilloje shërbimet e

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›