Unë ushtari i arratisur që më këmbyen në kufi me një kosovar
![Sherif-Ismaili[1]](https://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2012/01/Sherif-Ismaili1-300x200.jpg)
Sherif Ismaili, duke folur për Panorama
Flet Sherif Ismaili, i mbijetuari i burgjeve të komunizmit.Kur prisja të udhëtoja nga Beogradi në SHBA, autoritetet jugosllave më riatdhesuan në Shqipëri
Aventura e dhjetëra të rinjve që arratiseshin nga Shqipëria drejt Jugosllavisë për të kaluar në Perëndim, në shumicën e rasteve rezultonte e pafat. Riatdhesimi i tyre, në bazë të një marrëveshjeje të fshehtë të Sigurimit të Shtetit me UDB-në, pasonte me një kalvar të gjatë vuajtjesh e persekutimi. Një fat të tillë, si dhjetëra e dhejtëra të rinj që merrnin rrezikun në sy për një jetë më të mirë, ka pasur edhe Sherif A. Ismaili, i cili pas rikthimit të detyrueshëm vuajti në burgjet e diktaturës për 20 vite nën akuzën e tradhtisë ndaj atdheut. Ismaili u arratis nga Tamara e Shkodrës, ku kryente shërbimin ushtarak dhe pasi është dorëzuar vullnetarisht në postën e kufirit të ish-Jugosllavisë, është dërguar në Titograd. Pas qëndrimit disamujor në këtë vend është rikthyer në Han të Hotit, duke iu dorëzuar oficerëve të Sigurimit të Shtetit shqiptar. I persekutuari politik i regjimit komunist, Sherif Ismaili, ka deklaruar se në të njëjtën pikë pala shqiptare u ka dorëzuar agjentëve serb një shtetas kosovar, i cili qe arratisur nga Kosova për shkak se kishte shfaqur hapur pikëpamjet e tij kombëtare shqiptare antiserbe.
Zoti Sherif, kur jeni arratisur në Jugosllavi ishit duke kryer shërbimin ushtarak në kufi. Pra, ishit përzgjedhur ndër bashkëmoshatarët për të vigjiluar në vijën e parë të frontit, siç stigmatizohej asokohe. Çfarë ju nxiti drejt kësaj aventure të rrezikshme?
Kushtet politike në atë periudhë përbënin garancinë bazë për kotigjentet që u besohej detyra e kufitarit. Unë me sa dukej i përmbushja dhe pikërisht për këtë besnikëri u përzgjodha për të shërbyer në kufi. Ka qenë viti 1967 kur nisa shërbimin ushtarak në Tamarë, pika kufitare kjo e zonës më të largët të Shkodrës. Atje shkohej me makina të larta dhe jo në çdo muaj të vitit. Rruga ishte shumë e keqe, vende-vende e rrezikshme, dhe që nga muaji tetor e deri në fund të marsit bora e akulli e bënte të pakalueshme. Thuajse jetonim të izoluar. Furnizimi në Tamarë e Budaç bëhej në periudhën e verës e të vjeshtës. Përgjithësisht këto zona kishin dy stinë, verën e vonë, me temperatura shumë të larta e thatësi të madhe dhe dimrin e gjatë me reshje, erë, ngricë e acar. Unë jam lindur në Rrushkull, në një zonë të ulët, dhe shërbimi ushtarak në skajin më të largët verior të Shqipërisë, në një klimë të jashtëzakonshme, qysh ditët e para më përballi me një situatë tejet të vështirë e të paimagjinueshme.
Si ju lindi mendimi për tu arratisur, ndërkohë që ishit pjesë e efektivit që i ishte besuar ruajtja e kufirit?
![Shtepia-ku-banim-me-femije[1]](https://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2012/01/Shtepia-ku-banim-me-femije1-300x200.jpg)
Shtëpia në rrënim e Sherif Ismailit në Jub-Sukth
Rrethanat e detyrës dhe kushtet shumë të vështira të shërbimit, më nxitën të marr vendime të cilat nuk i kisha çuar në mendje asnjëherë. Për muaj të tërë nuk pashë prindërit apo njeri timin me sy, pasi askush nuk mundi të vite të më takonte. Leje nuk më jepnin. Shërbimi ishte shumë i vështirë. Na duhej të patrullonim kufirin natën e ditën, në kohë me acar e dëborë të madhe dhe në ditët me shi apo diell të fortë. Ideja për tu arratisur erdhi e mu ngulit aq fort, saqë në njëfarë mënyrë u bë vendim në vetvete. Zonën e njihja me sy mbyllur. Posta jonë nga ajo serbe gjendeshin jo shumë larg njëra-tjetrës. Kufiri patrullohej vetëm nga ushtarët shqiptarë, pasi serbët e malazezët dukeshin rrallë në verë, kurse në dimër zbrisnin poshtë. Me datë 1 gusht 1967 gjeta rastin dhe pasi mbarova shërbimin, u shmanga me kujdes për të mos rënë në sy të ushtarëve. Kapërceva klonin pa ndonjë vështirësi në pikën ku e kisha planifikuar dhe eca drejt postës ushtarake serbe. Atje u dorëzova. Ushtarët më panë që isha me uniformën e kufirit të shtetit shqiptar dhe e kuptuan se kisha dezertuar. Nuk ishte rasti i parë që ata ndesheshin me shqiptarë që kalonin kufirin, por ky qe rasti i parë që një ushtar i repartit të Tamarës braktiste vendin e kërkonte strehim në vendin e huaj. Më dërguan në Titograd. Atje për 6 ditë më morën në pyetje dhe më pas më lanë të lirë, duke më detyruar të paraqitesha në organet e policisë sipas një kalendari. Më pajisën edhe me një dokument me të cilin unë ushqehesha në kampin e azilantëve politikë. Kështu shkuan nëntë muaj. Veç ushqimit e veshmbathjes, më jepnin 15 mijë dinarë për shpenzime xhepi për ti përdorur sipas dëshirës sime.Pra, nëntë muaj ishit një azilant politik, po më tej si rrodhën ngjarjet?
Ideja e arratisë nuk ishte për të qëndruar në Jugosllavi, sado mirë të na mbanin aty. Që pa u nisur synoja të arrija Amerikën. Këtë ua kërkova autoriteteve zyrtare të Titogradit që ditën e parë. E vërteta është se ato më premtuan që pas një farë kohe do të më dërgonin në SHBA. Ndodhi që pas nëntë muaj e gjysmë gjërat ndryshuan. UDB dhe Sigurimi i Shtetit Shqiptar kishin rënë në ujdi për të më riatdhesuar. Më 15 maj 1968 më hipën në një makinë të mbuluar. Ishin edhe dy persona të armatosur. Nuk më vajti mendja se do të më kthenin. Mendova se po më transferonin në ndonjë kamp, pasi kështu bënin. Para se të më dorëzonin në Han të Hotit më thanë se përtej kufirit më prisnin njerëzit e Sigurimit të shtetit shqiptar. Më këmbyen me një kosovar të arratisur për motive politike nga Kosova për ti shpëtuar regjimit serb. Mes UDB dhe Sigurimit të shtetit shqiptar kishte marrëveshje të tilla. Dhjetëra kosovarë të arratisur u janë dhënë serbëve për të përfunduar në qelitë e torturave e burgjet e tmerrshme. Një fat i tillë na priste edhe ne të arratisurit për në ish-Jugosllavi.
Çfarë ndodhi me ju pas riatdhesimit të dhunshëm te autoritetet shqiptare?
![familja[1]](https://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2012/01/familja1-300x200.jpg)
Sherif ismaili me gruan dhe femijet
Rikthimi parakuptonte çdo gjë për fatin tim. Hetuesi e gjyqe deri në dënimin me akuzën e tradhtisë ndaj atdheut. Krahas të tjerave, ishte neni 55. Hetuesia ishte e tmerrshme. Në Shkodër më kanë torturuar deri sa kam humbur vetëdijen. Vështirë të përshkruhen. Vetëm muret, prangat dhe xhelatët janë dëshmitarët e asaj dhune që hetuesit bënin mbi mua. Për 3 muaj kam hequr të zitë e ullirit. Gjatë gjithë kësaj kohe trupi më ka qëndruar i nxirë. Para gjykatës së lartë ushtarake kam dalë më 1 gusht 1968. Me vendim numër 92 jam dënuar me 20 vite burg për tradhti të lartë ndaj Atdheut dhe më kanë konfiskuar gjithçka nga pasuria e shtëpisë në Rrushkull.Ku e kryet dënimin dhe çfarë kujtoni nga ditnetët e ferrit të burgjeve komuniste?
Dënimin e kam bërë në Spaç, Burrel e së fundi në Sarandë. Në minierën e Spaçit nxirrnim bakër e pirit. Aty u njoha me shumë të burgosur që donin të arratiseshin në ish-Jugosllavi e më pas në Amerikë. Unë mora përsipër tu tregoja rrugën deri në kufi e që atje në postën e kufirit serb. Ishte një galeri e bërë, por e shembur. Nga poshtë dukej një pjesë e qiellit. Vend