Unifikimi bankar në Eurozonë, BQE-ja do të mbikqyrë bankat kryesore
Evropë- Ministrat e Financave evropiane kanë arritur një marrëveshje mbi rregullat për mbikëqyrjen e bankave të Eurozonës, përpara një takimi të BE-së.
Rreth 200 prej bankave më të mëdha do të vijnë nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Bankës Qendrore Evropiane, e cili do të veprojë si mbikëqyrësi kryesor i bankave të Eurozonës.
Marrëveshja- një hap i rëndësishëm drejt bashkimit bankar -do të vihet përpara se liderët evropianë të takohen sot.
Rregullat e reja për të matur bankat shihen si jetike për të mbështetur euron, pasi dështime bankare shkaktuan përplasje financiare.
Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso e vlerësoi marrëveshjen si një “hap vendimtar dhe shumë substancial drejt përfundimit të bashkimit bankar”.
Sipas marrëveshjes, bankat me më shumë se 30 miliard euro aktivet do të vendosen nën mbikëqyrjen e Bankës Qendrore Evropiane. BQE-ja do të jetë në gjendje të ndërhyjë me huadhënie të vogla dhe huamarrje në shenjat e para të telashe.
Por marrëveshja u jep kompetenca BQE-së për të mbyllur bankat e Eurozonës që nuk ndjekin rregullat. Ajo gjithashtu hap rrugën për fondin kryesor të shpëtimit për t’i ardhur në ndihmë të drejtpërdrejtë bankave në vështirësi.
Dorina Bilbili/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: