United, Solskjaer: City, skuadra më e mirë e momentit në Angli

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka folur për Sky Sports, duke komentuar humbjen mwë të fundit, atë kundër Manchester City, 0-2, në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës. “Kanë shënuar dy gola të bukur, na duhet ta pranojmë. Kemi pësuar dy herë dhe nuk kemi krijuar shumë. Na mungonte konkretësia e nevojshme për tu rikthyer në lojë. Nuk ishim në nivelin e duhur me pak fjalë“.
Trajneri i Red Devils ka komentuar dhe për gjysmëfinalen e katërt të humbur në një vit: “Ne po përpiqemi të përmirësohemi. Për mendimin tim, jemi rritur shumë në krahasim me një vit më parë. Në këtë ndeshje na mungoi dicka, City luajti më mirë. Tani për tani, ata ndoshta janë skuadra më e mirë në Angli”.