City, Guardiola: Të lodhur në pjesën e dytë, por jemi në finale.

“Ishte një paraqitje e jashtëzakonshme. Ramë disi në pjesën e dytë, por e rëndësishme është që ne kemi arritur në finale”. Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola nuk e fsheh gëzimin pas suksesit të arritur në pwrballjen me United në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës. “Kishim humbur shumë energji pas ndeshjes në Stamford Bridge, por me këtë mentalitet gjithmonë arrijmë të bëjmë dicka të pabesueshme”.
Më pas një dedikim special, në pritje të finales ku përballë do të jetë Tottenham. “Ata kanë një skuadër të shkëlqyer, por finalja nuk do të luhet pas një jave. Ne do të përpiqemi të arrijmë atje në kondicionin sa më të mirë të mundshëm. Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme, ia dedikojmë Colin Bell dhe familjes së tij”.