United i ikë dimrit, shkon aty ku ka verë

Manchester United me të përfunduar ndeshjen me Tottenham, ka braktisur përkohësisht Anglinë, të ftohtit dhe borën për të udhëtuar në Katar.
United është adaptuar në Doha të Katarit ku do të stërvitet këtë javë për ndeshjen e radhës ndaj Fulham.
Në qendrën stërvitëse tejet moderne "Aspire", lojtarët e United shijuan klimën verore duke lënë në Angli borën dhe temperaturët në - gradë, ndërsa shijuan temperaturat më +25 në Doha.
Këtë qendër stërvitëse shpesh e përdorin edhe Bayern Munchen e Schalke. United pritet të kthehet pas 6 ditësh në ishull për ndeshjen e radhës në FA Cup./Indeksonline/