E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

United, ultimatum subjekteve për blerjen e klubit

Është përfolur kaq shumë çështja përsa i përket shitjese së Manchester United  e ndërsa subjekteve që duan të blejnë klubin e Manchester Unitedit tashmë u është dhënë një ultimatum nga “The Raine Group”.

Oferta për blerjen e klubit të “Djave të Kuq” është duke u zhvilluar në kushte të mira, me familjen mbretërore të Katarit, INEOS-in e Sir Jim Ratcliffe dhe palë të tjera që duan të blejne klubin.

Sipas mediumit “Daily Mail”, grupi financiar që organizon procesin e tenderit u ka thënë palëve se kanë 10 ditë kohë për të dorëzuar ofertën e tyre të radhës.

Drejtuesit e United do të takohen me perfaqësuesit e Katarit dhe Ratcliffe këtë javë për bisedime të mëtejme. Një takim i tillë ka për qëllim t’u tregojë ofertuesve më shumë informacion rreth klubit.

Raportet e mediave janë të ndara mbi atë se cilët janë favoritët për të blerë klubin, por ekziston një konsensus se asnjë ofertë nuk i është afruar çmimit të kërkuar të familjes Glazer dhe nëse asnjë çmim të paktën nuk i përafrohet asnjë nga ofertat nuk do të jetë e vlefshme për tu shqyrtuar raportojnë në Angli.

Megjithatë favorit shihen të jenë përfaqësuesit nga Katari duke parë edhe milionat e miliardat e shumta që ata investojnë në futbollin europian per t’i rikthyer klubet në majat e futbollit. S.M.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›