United zhgënjen përsëri, bie edhe Arsenali, Chelsea dhe Liverpool

Emocione, gola dhe surpriza në Carabao Cup, faza e 16-shes, West Ham mposht qartë Arsenalin. Të besuarit e Moyes arritën të triumfojnë me rezultatin 3-1, falë golave të Kudis, Boëen dhe autogolit të White. Në shtesë goli i flamurit për miqtë u shënua nga Odegaard. Chelsea mundi 2-0 Blackburn Rovers, falë golave të Badiashile dhe Sterling.
Vazhdon momenti negativ i Manchester United, pasi humbi derbin ndaj City-t, pëson të dytën radhazi 3-0 në Old Trafford: këtë herë përballë Nwëcastle. Të besuarit e Ten Hag u goditën nga golat e Almiron dhe Hall në pjesën e parë dhe nga Willock në pjesën e dytë.
Sukses në transfertë për Liverpoolin, i cili fiton 2-1 ndaj Bornemouth. Djemtë e Klopp e thyen ngërçin me Gakpo, pranuan golin e barazimit nga Kluivert dhe kaluan sërish në epërsi me Nunez. Fulham (3-1 me Ipsëich Town) dhe Everton gjithashtu përparojnë, duke eliminuar Burnely (2-0 me golat e Tarkowski dhe Onana).