E Martë, 3 Nëntor 2026

Universitetet amerikane në hijen e luftës së Gazës, konflikte të dhunshme dhe bllokime rrugësh

Më shumë se 1500 persona janë arrestuar në SHBA që nga 18 prilli në universitetet ku kanë shpërthyer përleshje të dhunshme mes protestuesve pro-palestinezë  dhe kundër-demonstruesve nën hijen e luftës në Rripin e Gazës. Ndërsa protestat pro-palestineze kanë shpërthyer në kampuset e kolegjeve në të gjithë vendin, autoritetet policore vazhdojnë të arrestojnë protestuesit, përfshirë studentë dhe profesorë.

Në Universitetin e Kolumbias , një ndërtesë u “pushtua” nga protestuesit, duke detyruar policinë të ndërhynte.

Universiteti i Kalifornisë, Los Anxhelos, anuloi mësimet të mërkurën pas një nate me dhunë midis protestuesve pro-palestinezë dhe mbështetësve të Izraelit. Universiteti tha se policia është në kampus për të rivendosur sigurinë.

Të paktën një duzinë njerëz u arrestuan të mërkurën në Universitetin e Wisconsin, Madison.

Sulmet dhe bllokimet e rrugëve

Pamjet ajrore treguan njerëz me shkopinjduke sulmuar barrikadat e improvizuara të ngritura për të mbrojtur protestuesit pro-palestinezë, disa prej të cilëve mbanin pankarta.

Ofensiva e vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës ka ndezur valën më të madhe të aktivizmit studentor në SHBA që nga protestat kundër racizmit të vitit 2020. P

policia e Nju Jorkut ka ndërhyrë edhe në kampusin e Universitetit Kolumbia, ku demonstruesit pro-palestinezë ishin mbyllur në godinë. Administrata e universitetit i kërkuan Departamentit të Policisë së qytetit të Nju Jorkut të qëndrojë në kampus deri më 17 maj, dy ditë pas ceremonisë së diplomimit.

Pushtimet e universiteteve kryesore amerikane për t’i dhënë fund luftës në Palestinë po shtohen çdo javë që kalon, duke marrë formën e një lëvizjeje kundër luftës të ngjashme me atë të viteve ’60 në favor të përfundimit të luftës në Vietnam./ CNN

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›