Universitetet tona të fundit në botë"Web Ranking" - Ja si radhiten
TIRANE - Universitetet shqiptare vazhdojnë të mos pozicionohen mirë në klasifikimin botëror sa i përket cilësisë. Web Ranking, agjencia prestigjioze e njohur në klasifikimin botëror të shkollave të larta në mbarë botën ka publikuar më 2 gusht klasifikimin e ri për vitin 2013.
Ajo që vihet re është fakti se edhe krahasuar me një vit më parë shkollat e larta shqiptare kanë humbur rreth 800 vende në renditjen botërore. Nga 21.248 shkolla të larta në mbarë botën, universiteti më i mirë shqiptar renditet në vendin e 8.012, ndërkohë që një vit më parë, universiteti i parë shqiptar mbante vendin e 7.299. Ndërsa universiteti më i dobët shqiptar, mban vendin e 21.130 në klasifikimin botëror nga vendin e 38-të në Shqipëri. Lista e re e klasifikimit botëror është publikuar me datë 2 gusht. Nëse do të hedhim një sy kësaj liste, vihet re që universitetet shqiptare, janë shumë larg cilësisë që premtojnë.
Ata fillojnë e duken pas vendit të 8 mijtë, ndërkohë që lista e 38 universiteteve shqiptare, e përfshirë në këtë klasifikim, mbyllet nga universiteti “Medikadent” që pozicionohet në vendin e 21.130 në klasifikimin botëror nga 21.248 shkolla të larta nga e gjithë bota që janë renditur në këtë tabelë cilësie.
Nëse e krahasojmë me listën e publikuar një vit më parë, universitetin e parë shqiptar do ta gjejmë pothuajse 800 vende më poshtë se sa 2012-a. Lista e universiteteve shqiptare në klasifikimin botëror kryesohet nga Universiteti i Tiranës në vendin e 8012, ndërsa një vit më parë, ai ishte universiteti i dytë më cilësor në vendin tonë dhe renditej në vendin e 8.735 në klasifikimin botëror. Ndërkohë që një vit më parë, ky klasifikim botëror kryesohej nga shkolla e lartë jopublike “Epoka”, në vendin e 7.299, por që këtë vit ai renditet në vendin e dytë të universiteteve shqiptare, dhe në vendin e 9.874 në klasifikimin botëror.
Në vendin e tretë të universiteteve më cilësore shqiptare renditet universiteti Politeknik i Tiranës, i cili pozicionohet në vendin e 10.049 në klasifikimin botëror, ndërsa një vit më parë ai renditej në vendin e 10.738.
Në vendin e katërt për Shqipërinë pozicionohet universiteti i “New Yorkut” në Tiranë, i cili në klasifikimin botëror renditet në vendin e 10.460, ndërsa në të pestin për Shqipërinë renditet Universiteti Bujqësor i Kamzës, i cili mban vendin e 10.855 në klasifikimin botëror. Ndërkohë vendet e para të klasifikimit botëror i mbajnë shkollat amerikane dhe ata angleze. Renditjen e saktë për të gjithë universitetet shqiptare për vitin 2013, klasifikim i cili është publikuar me datë 2 gusht, ne po e publikojmë të plotë, ndërsa lexuesit mund ta gjejnë më të detajuar në(http://www.webometrics.info/en/Europe/Albania).
10 universitetet më të mira në botë 1. Harvard University 2. Massachusetts Institute of Technology 3. Stanford University 4. University of California Berkeley 5. University of California Los Angeles UCLA 6. University of Washington 7. University of Michigan 8. Cornell University 9. University of Minnesota 10. University of Pennsylvania Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.04.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)